Friday, April 26, 2013

Pse gjoksi i një femre, e tërheq aq shumë një mashkull?


Pse gjoksi i një femre, e tërheq aq shumë një mashkull?
Pse gjoksi i një femre, e tërheq aq shumë një mashkull? Sidomos nëse ai është i madh? Këto janë pyetjet, së cilës janë përpjekur t’i japin një përgjigje studiuesit e Universitetit Emory në SHBA, sipas të cilëve, në fakt tërheqja mashkullore ndaj gjoksit femëror, është thjesht pasojë e evolucionit të njeriut.
Duke detajuar se ajo është rezultat i një emocioni të pavetëdijshëm dhe origjinal, që lidh nënën me fëmijët nga momenti i ushqyerjes së tyre me gji. E sipas tyre, kjo është shenjë e lidhjes me nënën, nuk shpërbëhet aspak me kalimin e viteve gjatë jetës.
Ndërsa më herët, antropologët, mbronin idenë se gjoksi femëror shërbente në të vërtetë si një tërheqje seksuale, që nga koha, kur femra nisi të vishet dhe pjesët e trupit të saj të jenë më të dëshiruara, kohë kur lindën edhe martesat.
Ndërsa idesë së përhapur se gjoksi i madh pëlqehet më shumë nga meshkujt, studiuesit i përgjigjen me argumentin se ai si i tillë, është në vetvete objekti i parë i dëshirës së foshnjave, që nga momentet më të hershme të jetës së tyre.
Dhe në disa persona, kjo dëshirë për gjoksin e nënës, mbetet deri në moshën e rritur, dhe kjo është pikërisht arsyeja pse disa njerëz janë të tërhequr nga gjoksi shumë i madh. Atyre jo vetëm që ai u kujton nënën e tyre, por i jep edhe idenë se kanë përballë një femër dominuese.